Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, mbyllen zonat e rrezikshme minerare

Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Gëzim Musabelli zhvilloi sot një takim në Bulqizë me përfaqësues të bizneseve që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë minerare dhe drejtues të autoriteteve vendore.

Në qendër të diskutimit të zv.ministrit ishin masat e marra për zbatimin e urdhrit të Ministrit të MEI-t për çështjen e zonave të rrezikshme minerare.

Z.Musabelli tha se tanimë është pezulluar dhënia e lejeve minerare në zona të përcaktuara si zonë e rrezikshme minerare. Ndërkaq, janë përcaktuar në planin horizontal në terren kufijtë e zonave të rrezikshme.

Gjatë këtij takimi u diskutua marrja e masave që zona e rrezikshme e rikompozuar e kësaj miniere të rrethohet në mënyrë të tillë që të mos kemi aksidente dhe probleme duke vënë edhe shenjat sinjaluese të zonës së rezikshme.Z.Musabelli kërkoi gjithashtu që të gjitha objektet sipërfaqësore që ndodhen në zonën e rrezikshme të abandonohen. Subjekteve minerare që operojnë në këtë zonë me aktivitetin e tyre  ju la detyrë që për zhvillimin normal të aktivitetit minerar të hapen rrugë hyrje të reja dhe krijimet e sheshit të depozitimit të mineralit të jenë jashtë kontureve të zonave të rrezikshme.

energjia.al  17.06.2016