Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST bëhet bursë energjie

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë (OST) me modelin e ri të tregut të energjisë do të marrë atributet e një bursë energjie.

Enti Rregullator i Energjisë është në prag të miratimit të rregullave të reja të tregut të energjisë dhe nw ketë kuadër OST-ja ka marrë lejen si operator tregu.

Sipas rregullave të reja Operatori i Tregut (OST) është struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut të energjisë elektrike dhe përgatitjen e pasqyrave financiare, për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella, për pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e energjisë elektrike.

OST –ja do të jetë përgjegjës për organizimin dhe administrimin e likujdimeve dhe pagesave të energjisë elektrike mes pjesëmarrësve të tregut për tregun balancues. Gjithashtu me modelin e ri të tregut të energjisë OST do të organizojë një proces që gjithë palët të përmbushin Rregullat e Tregut.

OST do të mbajë llogaritë në emër të palëve tregtare për energjinë balancuese dhe shërbimet e siguruara nga OST-ja v. Do të menaxhojë procesin e deklarimit të likuidimeve dhe do të sigurojë informacion tregu Rregullave të Tregut.

OST do të kryejë gjithë funksionet e tjera që i caktohen nga Rregullat e Tregut ose me miratimin e ERE-s dhe do t’u japë ose do të marrë para nga palët që kanë siguruar energji balancuese të blerë nga OST-ja.

Furnizuesi Publik me Shumicë, OSSH dhe sipas rastit, Furnizuesi i Kualifikuar (në emër të Klientëve të Kualifikuar) do t’i sigurojnë OST-së parashikimin e ngarkesës për javën në avancë për klientët e tyre në bazë orare. Ky parashikim ngarkese do të përditësohet në bazë të ditës në avancë para mbylljes së portës.

Gjithashtu Furnizuesi Publik me Shumicë do t’i sigurojë OST-së parashikimin për reduktimin e ngarkesës së javës në avancë në bazë orare. Ky parashikim i reduktimit të ngarkesës do të përditësohet bazuar në ditën në avancë para mbylljes së portës.

Në fakt këto funksione ishin projektuar të kryheshin nga Bursa e Energjisë sipas projektmodelit të tregut të energjisë nga qeveria shqiptare. Mirëpo krijimi i një bursë të posaçme për energjinë kërkon angazhim ekstra dhe këto funksione do të kryejë OST-ja pasi shumë shpjet 85 konsumatorë të konsumit 35 kilovolt do të do të furnizohen në mënyrë të pavarur në tregun e energjisë.

Revista Monitor, 14.06.2016