Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punime për mirëmbajtjen e rrjetit në jug

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për mirëmbajtjen e rrjetit, në disa n/stacione në jugperëndim do të stakojë energjinë elektrike.

Për pasojë në disa zona në jug të vendit do të ketë kufizime të energjisë në datat 13-15-16 qershor.

OSSHE njofton se në datat 13-14 qershor, stakohet energjia në n/stacionin Jagodinë dhe Libofshë, nga ora 09:00-14:00

Pa energji: komuna Mbrostar Fier, fidri i naftës, Suk 1, Suk 2, Jagodinë, Arabaj, Marinëz, Vidhisht, Kuman, Luar dhe një pjesë e qytetit të Roskovecit, Libofshë, Karavasta, Ardenicë dhe subjektet private: Fabrika e Tullave “Fortis2”, Fabrika e Miellit “Mulliri i Artë”, ish-komuna Zharëz, Agimi, ish komuna Vajkan, Kolonjë, hidrovori dhe sektori i Lagunës së Karavastasë

Më 14 qershor do të ketë punime në n/stacionin e Himarës nga ora 09:00-11:00

Pa energji: Himarë, Potam

Më 15 qershor do të stakohet energjia në n/stacionin Delvinë dhe linjën 35kv  Bistrica 2 – Delvinë nga ora 09:00-14:00

 Pa energji:  Delvinë, Rezomë, fabrika e Vajit

Më 15 qershor do të stakohet energjia në linjën 35 kV Selenicë-Cakran nga ora 09:00-14:00

Pa energji: ish-komuna Cakran

Më 16 qershor do të ketë punime në n/stacionin Gorisht, nga ora 09:00-14:00

Pa energji: Karbunarë, Gorisht, Musta Rexhepaj, Aderaj, Dushkarakë, Gjonaj, Golimbasë,  Sevaster

Shqiptarja.com  12.06.2016