Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

64% energji diellore në Amerikë

Në tremujorin e parë të vitit 2016, 1,665 megavat nga panelet diellore janë instaluar në Shtetet e Bashkuara duke shtuar më shumë kapacitete të reja gjatë kësaj periudhe sesa qymyri dhe gazi natyror. Sipas Kërkimeve te GTM dhe Shoqatës se industrive te energjisë diellore 1,665 megavat përbënin 64 përqind të të gjitha kapaciteteve elektrike në tremujorin e parë të vitit.

Kjo rritje e përdorimit të energjisë diellore shënon një rekord duke tejkaluar për herë të parë kapacitetet e gazit natyror në bazë vjetore. Kjo rritje evidentoi rolin e rëndësishëm të energjisë diellore si një shtyllë bazë në burimet e energjisë elektrike të Amerikës.

Industria diellore po rritet me shpejtësi të madhe dhe është një nga opsionet me kosto më të ulët për prodhimin e energjisë, duke sjellë përfitime sa mjedisore aq edhe ekonomike.

Panelet fotovoltaike (PV) pritet të përbëjnë shumicën e kërkesës. Më shumë se 10 gigavat nga PV janë planifikuar që do të vijnë on-line gjatë këtij viti.

Ekolëvizja,  11.06.2016