Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dubai ndërton centralin më të madh diellor

Emirati i Dubait ka bërë të ditur qëllimin e tij që të pajiset deri në vitin 2030 me një central diellor prej 1.000 megavatësh (MW), i paraqitur si më i madhi në botë.

“Faza e parë e projektit pritet të mbyllet në vitin 2021 me një kapacitet prodhimi prej 200 MW”, njoftoi në një konferencë për shtyp drejtori i Autoritetit të Ujit dhe Elektricitetit në Dubai (DEWA), Saeed Mohammed Ahmed al-Tayer.

Kjo teknologji mundëson përqendrimin e rrezeve të diellit drejtpërdrejtë në një absorbues, që i transformon ato fillimisht në nxehtësi shumë të lartë dhe më pas në elektricitet.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  09.06.2016