Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Konsumi i energjisë reduktohet me 27% deri më 2018

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) parashikon që konsumi i energjisë do të ulet me 27 % deri më 2018.
Sipas një analizë të posaçme për këtë qëllim të OSHEE së, nga 6.3 milionë MW/h energji elektrike që pritet të transferohet nga rrjetet e shpërndarjes këtë vit, më 2018 kjo sasi do të jetë 4.9 milionë megavatorë, ose 27% më pak. Kjo sasi energjie përfaqëson nevojën tërësore për energji elektrike nga klientët tariforë të kategorisë familjar dhe kategorisë jo-familjar.

Kjo ulje, sipas përllogaritjeve te OSSHE -se do të vijë për disa arsye që kanë të bëjnë me uljen e popullsisë, me ngrohjen e motit dhe me liberalizimin e tregut.
Metodologjia e përllogaritjes së kërkesës për energji merr për bazë historikun e të dhënave mbi energjinë totale të injektuar në rrjetin e OSHEE gjatë periudhës 2007-08/2015 , informacionin mbi sasitë e shitura të energjisë gjatë periudhës 2007-2015, planin e veprimeve të ndërmarra për reduktimin e humbjeve teknike dhe jo-teknike.

OSHEE sqaron se metoda statistikore që është përdorur është regresi i përbërë duke marrë në konsideratë variablat e sipër përmendur, kjo për faktin se konsumi i Energjisë Elektrike është një variabël i varur.
Për të qenë sa më të saktë në planifikimin e energjisë së konsumuar OSHEE ka marrë në konsideratë numrin e popullsisë, pasi është i lidhur drejtpërdrejt me rritjen e numrit të konsumatorve tariforë.
Numri i popullsisë të ndarë në semestra 3-mujorë dhe merr në konsideratë rezultatet e projeksioneve të popullsisë në nivel kombëtar për vitin 2016, skenari i rritjes së mesme (vdekshmëria e mesme, lindshmëria e mesme dhe migrimi i mesëm), për Shqipërinë në vitet 2011-2031.

Nga ana tjetër rritja ekonomike e cila është tregues i mirëqenies, dhe lidhet me konsumin është në nivelin 3.5%, duke ju referuar të dhënave të INSTAT.

Në treguesit e konsumit OSSHE ka marrë në konsideratë edhe ndryshimet klimaterike. Nisur nga fakti që konsumatori familjar në Shqipëri zë konsumin më të madh i cili ndikohet drejtpërdrejt nga kushtet e klimaterike në vend. Për temperaturat OSHE ka përdorur konceptin i HDD dhe CDD, sipas modelit të krijuar nga Kevin Baumert dhe Mindy Selman i quajtur “Shkalla e ditëve për ngrohje dhe ftohje” (Heating and Cooling Degree Days”).

Revista Monitor,  08.06.2016