Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Basha premton ulje të çmimit të energjisë

Në takime me banorë në rrethinave në Lezhë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha parashtroi programin ekonomik ku parashikohet ulja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Sipas Bashës, ky fond është i barabartë me shpenzimet e luksit që bën qeveria.

“Për tju ulur cmimin e energjisë shqiptarëve me 7.7 lekë/kw për konsumatorin dhe me 9.7 lekë /kw për biznesin na duhen rreth 60,70 milionë dollarë. Aq sa shpenzojnë këta për orendi. Ja ku janë lekët. Po t’i japim të gjitha familjeve ndihmë ekonomike 200 apo 300 kw e para falas, fatura  është 20 milionë dollarë.

Ndërsa këta 80 milionë dollarë shpenzojnë për zyra, perde. Lekët e kujt marrin këta? Lekët tuaja marrin, lekët e taksave marrin që i nxjerrin me kërbaç duke i marrë shpirtin tregtarëve dhe fermerëve.

Në vijim të fjalës së tij, Basha argumentoi se me uljen e taksave ekonomisë shqiptare i rikthehen 1 miliard euro dhe se paratë që do të mblidhen do të destinohen vetëm për investime që hapin vende pune dhe ndihmojnë standardin e jetës.

Scan TV,  06.06.2016