Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Evazion me naftën, 6 persona para drejtësisë

Hetimet për këtë rast janë kryer nga prokuroria e Fierit dhe të akuzuar janë biznesmeni Adrian Xhillari, ish zv/drejtoresha e Doganave Lula Njebza, ish kryedoganieri Tiranës Mirarbër Teneqexhiu, Alfred Bushi, Doganier, Syrja Misiraj Doganier si dhe Adrian Alikaj.

Sipas hetimeve këta shtetas së bashku me kompaninë Tea kanë vepruar në bashkëpunim duke hedhur në treg 4.4 milion litra karburantë të një cilësie jo të kontrolluar, karburant i cili veç pasoja në buxhet të shtetit prej 2 milion euro ka dëmtuar dhe makinat e qytetarëve.

Kjo skemë fiktive për të shmangur tatimin është kryer nëprmjet naftës njohur ndryshe si Nafta Virxhin e cila dhe pse depozitohej për tu përpunuar ajo dilte në treg nëpër karburantet e të gjithë Shqipërisë.

Kjo skemë është kryer ndërmjet Ballshit, Mëzesit dhe Doganës së Tiranës e Fierit ku tashmë 6 personat e dyshuar duhet të përballen me drejtësinë.

Pronar i sasisë prej 4.4 milion litra karburant naftë Virxhin rezulton kompania “Tea Oil” me administrator Adrian Xhillari i hetuar deri në këtë fazë me masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë zyrtarët e doganave janë nën akuzë për mos kryerje të detyrës pasi me veprimet e tyre duke mos kontrolluar kompaninë ‘Tea Oil” ata kanë lejuar futjen në treg të naftës virxhin sqaron akuza në materialin e saj.

Shqiptarja.com  24.05.2016