Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet kërkesa ndërkombëtare për naftë

Media britanike ka njoftuar ditët e fundit se sivjet konsumi global i naftës ka ruajtur ritmet e rritjes, të cilat janë më të larta se parashikimet e ekspertëve.

Nga ana tjetër, rritja e kërkesës për naftë në vende të ndryshme është e paekuilibruar.

Sipas “Raportit për tregun e naftës” të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, në tre muajt e parë të sivjetshëm kërkesa globale për naftë është rritur në 1.4 milionë fuçi në ditë, duke e kaluar parashikimin e kësaj Agjencie prej 1.2 milionë fuçi në ditë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë shprehet në raport se gjatë këtij viti, ngadalësimi i rritjes së ekonomisë globale do të bëhet faktori kryesor që do të pengojë rritjen e kërkesës globale për naftë.

Megjithatë, me pakësimin e prodhimit të naftës nga Kanadaja, Nigeria, Libia, Iraku e Venezuela, dhe rënien e prodhimit të naftës rreshpore nga ShBA-ja, raporti mes kërkesës dhe ofertës në tregun ndërkombëtar të naftës do të ekuilibrohet.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  18.05.2016