Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompensimi i energjisë, përfitojnë edhe pensionistët në fshat

Kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekë në muaj, nuk do ta marrin vetëm pensionistët në qytet por edhe ata në fshat, të moshuarit që marrin pension social por edhe ata që marrin pension familjarë.

Udhëzimi më i fundit i qeverisë parashikon dhënien e kompensimit të pensionistëve në fshat, me kushtin që të jenë kryefamiljarë i vetëm ose duhet të jenë vetëm çifti bashkëshortor.

Por nëse një pensionist në fshat ka edhe persona të tjerë në familje, ata nuk mund ta marrin kompensimin e energjisë për shkak se ligji i njeh si të vetpunësuar. Gjithashtu kushti tjetër është që kryefamiljari në fshat të paguajë rregullisht energjinë elektrike.Një kategori e re që është shtuar janë edhe personat që marrin pension social.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore saktëson se edhe ata që marrin pension familjar mund të përfitojnë kompensim prej 648 lekë. Është një vendim i drejtë për të gjithë këta përfitues, të cilët më parë nuk e përfitonin, kjo për shkak se në 2015-n, ishin përfituesit e parë dhe se vendimi nuk ka përfshirë të gjitha kategoritë.

Për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike duhen disa dokumenta, të cilat janë: Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit. Certifikatën familjare. Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

Scan TV,  16.05.2016