Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Zenith Energy” fiton konçesionin e kërkimit të naftës

Kompania kanadeze “Zenith Energy” ka fituar tenderin për koncesionin e kërkimit të naftës në bllokun tokësor C. Vetë kompania ka bërë me dije se është njoftuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore për shpalljen fituese të tenderit të kryer për këtë bllok.

Mendohet se në zonë gjenden rezervave të konsiderueshme gazi, përfshirë fushën Divjakë Ballaj ku mendohet se gjenden deri në 2.2 miliardë metër kub gaz. Eksplorimet e mëparshme të kryera në këtë bllok kanë bërë të mendohet se në Bllokun C mund të gjendet edhe naftë.

Tenderi për dhënien e koncesionit të kësaj zone është hapur një vit më parë së bashku me 6 blloqe të tjera hidrokarbure. Blloku C shtrihet në pjesën veriore të Ultësirës pranë Adriatike, në jug të qytetit të Durrësit përgjatë rajonit qendror bregdetar të vendit dhe përfshin një territor prej 900 kilometrash katrorë.

Shqiptarja.com  14.05.2016