Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tarifat e reja për lidhje në rrjetin e energjisë

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur një proces konsultimi për draftrregulloren e re në themel të së cilës janë tarifat që do të duhet të paguajnë konsumatorët që kërkojnë të lidhen rishtas. Sipas draftit aplikanti duhet të kryeje një pagese për tarifën e lidhjes së re e cila mbulon shpenzimet e përcaktuara si me sipër.

Aplikanti do të mbuloje vetë shpenzimet e të gjitha punimeve dhe pajisjeve shtesë që janë të nevojshme për të realizuar lidhjen e re.

Operatori i Shpërndarjes te Energjisë Elektrike do të zbatoje praktiken e pagesës së plotë në avance për të gjitha lidhjet e reja apo modifikimin e lidhjeve ekzistuese.

Në fund të kryerjes së punimeve Operatori i Shpërndarjes te Energjisë Elektrike do të përgatisë një fature të detajuar të kostove sasive dhe çmimeve të punimeve dhe materialeve të përdorura faktikisht për realizimin e lidhjes së re ose modifikimin e një lidhje ekzistuese.

Tarifa e T3 për fuqinë e kërkuar e cila paguhet nga aplikanti, nuk mund të jete me e larte së 300% e të ardhurave për fryme.

Tarifat për një lidhje të re ose modifikim lidhjeje ekzistuese (Tarifat e Lidhjes) do të llogariten duke marre parasysh parimet e përcaktuara në këtë rregullore

Tarifat e Lidhjes do të varen nga kërkesat e aplikantit, disponibiliteti i rrjetit të Shpërndarjes tek pika e lidhjes, fuqi rezerve (nese ka) tek pika e lidhjes dhe karakteristika të tjera që lidhen me realizimin e saj, duke përfshire fuqinë e kërkuar dhe nivelin e tensionit.

  1. Tarifat e Lidhjes përbehën nga tarifat e mëposhtme:

T1- Tarifa e aplikimit qe lidhet me procesimin e tij

T2- Tarifa e studimit dhe vlerësimit e miratimit të projektimit

T3- Tarifa e fuqisë (leke për fuqi të kerkuar)

T4- Tarifa për verifikimin dhe vulosjen/bashkevulosjen e matësit të energjisë elektrike

Tarifat për lidhje në tension të ulët

Kjo tarife aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të ulët 0.4

kV

  1. Konsumatorë Familjare

T1= 0 Lek

T2= 1.200 Lek

T3=2.000 Lek/ kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

  1. Konsumatoret Jofamiljare

T1= 0 Lek

T2= 1.200 Lek

T3= 2.500 Lek kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

  1. Në lidhje me koston e kabllit

– Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka detyrimin ti ofroje pa pagese aplikantit kabllin koaksial 2 x 6 mm2 për instalimin e boksit individual me matës një fazor për një gjatësi deri në 50 ml.

– Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka detyrimin ti ofroje pa pagese aplikantit kabllin e tensionit tëulët (PVC) për një gjatësi deri në 50 ml.

– Nëse distanca deri tek pika e lidhjes është me shumë së 50 ml atëherë aplikanti detyrohet të paguaje koston shtesë për efekt të gjatesise së kabllit mbi 50 ml, sipas cmimit njësi mesatar të regjistruar në Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për këtë artikull, dhe Operatori i Sistemit

Të Shpërndarjes do të lëvroje dhe instaloj kabllin, pa shkeputje, deri tek pika e lidhjes.

Tarifat për lidhje në tension të mesëm

Kjo tarife aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm 6,

10 dhe 20 kV

T1= 4.000 Lek

T2= 1.200 Lek

T3= 1.700 Lek kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

T5= Tarifa për kabinen elektrik

T6= Tarifa per km e ndertimit te linjave TM-TU, e cila varet nga niveli i tensionit dhe tipologjia e linjes.

T7= Tarifa e projektit te pikes te lidhjes

Tarifa për lidhje në tension të mesëm 35 kV

Kjo tarife aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm

35 kV

T1= 4.000 Lek

T2= 1.200 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

T5= Tarifa për kabinen elektrik

T6= Tarifa per km e ndertimit te linjave TM-TU, e cila varet nga niveli i

tensionit dhe tipologjia e linjes.

T7= Tarifa e projektit te pikes te lidhjes

Tarifa për shtesë fuqie

T2= 0 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqisë së kërkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatoret Jo-familjare në tension të ulët

T1; T2;= 0 Lek

T3= 2.500 Lek kW (kundrejt fuqisë së kërkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

Konsumatoret Jo-familjare në tension tëmesëm

T1; T2;= 0 Lek

T3= 1.700 Lek kW (kundrejt fuqisë së kërkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

  1. Konsumatoret Jofamiljare në tension 35 kV

T1; T2;= 0 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqise së kerkuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjis ë elektrike

Tarifat për modifikim ose transferim lidhjeje

Kjo tarife do të aplikohet vetëm për konsumatoret jo familjare dhe shërben për rastet

kur konsumatori është i lidhur në rrjet dhe ka paguar tarifat e lidhjes por kërkon të

transferoj piken e lidhjes ose në një vendndodhje tjetër ose në një tjetër shkalle

tensioni të rrjetit shpërndarës.

Në rastet kur kërkohet lidhja në rrjet në një tjetër shkalle tensioni atëherë

konsumatori është përgjegjës për ndryshimin e parametrave të të gjithë aseteve që

realizojnë lidhjen në shkallen e re të tensionit.

Konsumatorë Familjare

T1; T2;= 0 Lek

T3= 2.000 Lek kW (kundrejt fuqise së modifikuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

  1. Konsumatoret Jofamiljare në tension të ulët

T1; T2= 0 Lek

T3= 2.500 Lek kW (kundrejt fuqise së shtuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

  1. Konsumatoret Jofamiljare në tension tëmesëm

T1; T2= 0 Lek

T3= 1.700 Lek kW (kundrejt fuqise së shtuar)

T4= Tarifa për verifikimin dhe vulosjen e matësit të energjisë elektrike

  1. Nëse një konsumator jo familjar ka realizuar një lidhje të re në një vendodhje të caktuar dhe kërkon ta transferoj atë në një tjetër vend apo në tjetër njësi administrative atëherë atij i njihen tarifat e lidhjes së re të mëparshme por mbetet i detyruar të paguaj prej tyre vetem tarifen T1, T2 sipas pikes 5.10.5. Nëse kjo lëvizje do të shoqërohet edhe me shtesë fuqie atëherë

aplikanti detyrohet të paguaj T1, T2 si më siper si edhe vleren e shtesës së fuqise.

4.11 Tarifat për lidhje në N/ Stacione

Lidhja e re në zbarat e rrjetit shpërndarëstë N stacioneve mund të kryhet duke

vleresuar paraprakisht gjendjen ekzistuese të N Stacionit dhe mundesine e lidhjes

nëtë.

  1. Nëse Operatori i Shpërndarjes te Energjisë Elektrike sha. Disponon çele në

impiantin shpërndarës atëherë aplikanti do të detyrohet të perballoje jo vetem

shpenzimet për ndryshimin e pajisjeve (Transormator rryme, koke kablli etc),

por edhe keto tarifa shtesë:

Tarifa e përdorimit të celes ekzistuese 150’000 Leke

Tarifa modifikim lidhjeje 50’000 Leke

  1. Nëse Operatori i Shpërndarjes te Energjisë Elektrike nuk disponon çele

impiantin shpërndarës atëherë aplikanti do të siguroj dhe instaloj vete çelen

në objekt dhe detyrohet të paguaj:

Tarifa modifikim lidhjeje 50’000 Leke

  1. Nëse Operatori i Shpërndarjes te Energjisë Elektrike do të instaloj vete një çele në objekt për të realizuar lidhjen e kërkuar atëherë aplikanti do të detyrohet të paguaj:

Tarifa e përdorimit të çeles 150’000 Leke

Tarifa modifikim lidhjeje 50’000 Leke

  1. Për të gjitha rastet e mësipërme matja dhe faturimi i energjisë elektrike do të behet nëpërmjet një paneli matjeje të vendosur në N /Stacion sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Matjes. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është përgjegjës për sigurimin dhe instalimin e sistemit matës respektiv.

Tarifa për rastet e lidhjes nga disa burime të energjisë elektrike Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të aplikoje një tarife shtesë për rastet kur kërkohet dhe miratohet realizimi i lidhjes së re nga dy burime energjie të pavarurua. Për keto raste, Përdoruesi ose Aplikanti do të paguaje tarifën përkatëse për secilën lidhje sipas kësaj Rregulloreje. Procedura dhe kushtet do të jenë të njëjta sikurse në rastin kur lidhja do të realizohej nga një burim i vetem furnizimi.

Revista Monitor,  12.05.2016