Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Humbjet në rrjet u ulën në 31.42 % në T1

Nisja e reformës në sektorin e energjisë elektrike ishte më e “dhimbshmja’, por që dha dhe efekte më të ndjeshme.

Kështu referuar të dhënave statistikore të OSHEE, raportuar në Ministrinë e Financave, vihet re një ulje e nivelit të humbjeve në rrjet gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2016. Kështu sipas këtyre statistikave, humbjet u ulën në 31.42 %, nga 33.94 % që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por nuk paraqitet e njëjta situatë me arkëtimet të cilat në 3 mujorin e parë të këtij viti rezultojnë të jenë 16.2 milionë lekë nga 19.8 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Duhet theksuar se në nivelin e lartë të arkëtimeve gjate vitit të kaluar ndikoi dhe nisja e reformës në këtë sektor, duke patur parasysh dhe ndërprerjet e shumta të lidhjeve të energjisë elektrike si në abonentë familjarë ashtu edhe në biznese, çka i detyroi këto klientë të bënin pagesa të menjëhershme.

Po sipas këtyre statistikave, edhe pse ka ardhur në rënie numri i abonentëve që janë më faturim afrofe, përsëri ato zënë rreth 2.90 % të numrit të përgjithshëm të abonentëve. Ndërkohë që brenda këtij viti pritet të eleminohet përfundimisht fatura afrofe dhe çdo abonentë të faturohet për energjinë e konsumuar.

Scan TV,  12.05.2016