Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Taçi kërkon gjykim të shkurtuar

Pas 7 seancave ish-manjati i naftës në Shqipëri biznesmeni Rezart Taçi i kërkon gjykatës të procedojë me gjykim të shkurtuar në procesin ku vetë ai është i pandehur për akuzën e mospagimit të taksave dhe tatimeve.

Seanca e kësaj të hëne është zhvilluar me dyer të mbyllura nga gjykatësi Martin Deda ndërsa burime konfirmuan për Report Tv se nëpërmjet avokatëve të tij, Taci ka paraqitur një kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Ende nuk dihet cili është qëndrimi i prokurorisë për këtë kërkesë apo vendimi i gjyqtarit Deda por ajo që kuptohet është fakti se manjati i naftës kërkon të zgjidhet çështja në gjëndjen ku janë aktet.

Në rast se gjykata pranon kërkesën e Taçit për gjykim të shkurtuar dhe nëse ai dënohet në përfundim të këtij gjykimi atëherë ai do të përfitojë ulje me 1/3 të dënimit.

Prej muajsh Rezart Taçi nuk është më aktiv në jetën publike apo shfaqet e tij ndërsa dhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim nga Policia e Shtetit për të është përfolur se ndodhet i ndaluar nga autoritetet zviceriane.

Taçi prej më shumë se 7 vitesh u kthye në biznesmenin kryesor të hidrokarbureve në vënd ndërsa Prokuroria dhe Tatimet pas një hetimi 6 mujor e akuzojnë atë për evazion fiskal në vlerën e miliona eurove.

Më 24 maj pritet që prokuroria të bëj publike konkluzionet e saj në lidhje me procesin Taçi, proces i nisur në këtë gjykatë prej janarit 2016.

Shqiptarja.com  09.06.2016