Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroaci, ngec shfrytëzimi i naftës dhe gazit

Agjencia e Hidrokarbureve të Kroacisë tha se shfrytëzimi i rezervave të gazit dhe naftës në vend është duke u vonuar deri sa qeveria e re të përfundojë procedurat para nënshkrimit të marrëveshjeve me kompanitë e energjisë.

Dy projekte shtetërore për shqyrtimin dhe shfrytëzimin e gazit dhe të naftës në Kroaci janë në pritje deri sa qeveria e re të përgatisë gjithçka për nënshkrimin e kontratave me kompanitë e huaja.

Agjencia e Hidrokarbureve të Kroacisë, CHA, tha se projektet e energjisë janë “në pritje” me një kohë të pacaktuar”. Kjo kohë do shërbejë për të zbatuar procedurat që paraprijnë nënshkrimin. Në këtë moment ne nuk kemi asnjë informacion konkret se kur [ato] do të [zbatohen]”, tha për BIRN-in, Zeljka Rukavina, zëdhënësja e CHA.

Ajo shtoi se CHA është në kontakt të përditshëm me të gjitha kompanitë e përzgjedhura, duke i informuar ata për vonesat. Ajo siguroi se Kroacia nuk do të përballet me penalitete financiare për vonesat.

Qeveria e re e qendrës së djathtë të Kroacisë u betua në fund të janarit dhe në postin e ministrit të Ekonomisë është emëruar Tomislav Panenic, anëtar i partisë “Kingmaker”, pjesë e koalicionit të ri të qeverisë, Ura e listave të Pavarura, MOST.

Ish-qeveria e qendrës së majtë nisi tenderin e parë për kërkimin dhe shfrytëzimin e gazit dhe të naftës në detin Adriatik në prill 2014.

Kompanitë më pas ofruan 29 pika të kërkimeve ndërmjet 1000 dhe 1600 kilometra katrorë përgjatë bregdetit. Kompanitë fituese do të fitojnë të drejtën për t’i shfrytëzuar për tre vjet, e ndjekur nga një shtyrje e mundshme dyvjeçare, si për kërkimin dhe për shfrytëzimin dhe, në fund, me mundësinë e një koncesioni të plotë 25-vjeçar.

Pas shqyrtimit të ofertuesve, një organ i drejtuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Ivan Vrdoljak, në janar të vitit 2015 zgjodhi pesë kompani dhe konsorciume për kërkimin dhe shfrytëzimin. Këto ishin kompania kroate-hungareze INA, US Marathon Oil, ENI i Italisë, Medoilgas e Italisë dhe kompania austriake OMV.

Edhe pse kontratat për fillimin e kërkimeve me kompanitë që kishin ofruar licenca duhet të kishin përfunduar në mars 2015, ato janë shtyrë, pjesërisht për shkak të ankesave nga fqinjët detarë të Kroacisë, Italia, Sllovenia dhe Mali i Zi. Kroacia vonë përfshiu komentet e të tre vendeve në studimin e fizibilitetit, që përfundoi në qershor. Për shkak të mosmarrëveshjes për kufirin detar midis Kroacisë dhe Malit të Zi, Marathon Oil dhe OMV u tërhoqën nga nënshkrimi i marrëveshjes për shtatë pikat e kërkimit, sepse tre prej tyre ishin në një zonë të kontestuar ndërmjet dy shteteve.

Qeveria nisi një tjetër tender për naftën dhe gazin në pjesën kontinentale të Kroacisë në korrik 2014. Licencat për kërkimin dhe shfrytëzimin këtu janë dhënë në qershor të vitit 2015 për tre kompani: INA, nigerianët e OANDO PLC dhe Vermilion Zagreb Exploration, e cila është në pronësi të Vermilion Energy Kanada.

Edhe pse nënshkrimi i kontratave për tenderin on-shore ishte planifikuar për në korrik, ai gjithashtu u shty.

Sapo mori detyrën, ministri i Ekonomisë Panenic tha në fillim të shkurtit se Kroacia do të vazhdojë projektin on-shore të naftës dhe gazit, por ai off-shore do të duhet të presë.

“Sa i përket Adriatikut [tender] shkon, për ne pjesa që ka të bëjë me kërkimin e naftës është veçanërisht e papranueshme. Ne do të bëjmë një analizë të detajuar të pjesës që lidhet me probabilitetin e gazit”, tha ai.

Qeveria kishte shpresuar për një shumë prej 5.2 miliardë eurosh në investime brenda një periudhë pesëvjeçare.

Ai shpresonte se këto investime do të nxisin ekonominë në përgjithësi dhe për të krijuar vende të reja pune në rajonin e pazhvilluar sllav. Përveç kësaj, Kroacia do të fitojë para nga të gjitha shfrytëzimet e gazit dhe naftës brenda periudhës 25-vjeçare të koncesionit.

Balkan Insight,  07.05.2016