Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet, KESH rinis eksportin e energjisë

Korporata Elektroenergjitike ka hapur garën për shitjen e 81 mijë megavatorëve energji elektrike për datat 1-10 maj. Sasia e energjisë është e disponueshme për shitje për të shtatë ditët e javës gjatë 24 orëve të ditës. KESH njofton të interesuarit se kriteri i kryesor i kualifikimit të fituesve është çmimi i lartë që do të ofrohet nga blerësit për një MW/h. Nga ana tjetër KESH bën me dije se ka të drejtë të pranojë ofertë të pjesshme apo të plotë nga kompanitë e ofruara në garë. Gjithashtu kompania fituese mund të kryejnë pagesën 20 ditë pas marrjes së produktit.

Ky është tenderi i nëntë që KESH zhvilloi gjatë këtij viti për shitjen e energjisë. Kompania pasi ka plotësuar nevojat e OSHEE, bazuar në parashikimet e motit organizon shitjen e tepricave të energjisë për periudha të shkurtra kohore. Enti Rregullator i Energjisë ka vënë në dukje se KESH ka përmirësuar menaxhimin e rezervës hidrike. Në punën e hidrocentraleve evidentohet gatishmëri e lartë e të gjithë agregateve të hidrocentraleve. “Është me rëndësi të theksohet se në sajë të kësaj gatishmërie është bërë e mundur që të shfrytëzohet rezerva hidroenergjetike ne mënyre efeciente dhe të shkarkohen vetëm sasi të vogla uji nga portat e hidrocentraleve, pa iu marrë më parë energjia. Këto shkarkime rezultojnë të kenë qenë të paevitueshme dhe janë kryer për ruajtjen e parametrave të sigurisë së digave” thuhet në vlerësimin e ERE për administrimin e rezervës ujore më 2015 nga KESH.

Revista Monitor,  29.04.2016