Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos ndal ngrohjen e Prishtinës

Zyrtarët e ngrohtores së qytetit të Prishtinës “Termokos” kanë njoftuar se nga sot (e premte) do të përfundojë sezonin ngrohës 2015/2016. Ata këtë sezon e kanë vlerësuar të suksesshme.

“Sezoni ngrohës 2015/2016 është sezoni më i suksesshëm, jo vetëm sa i përket fillimit dhe përfundimit të furnizimit me ngrohje sipas afatit ligjor (15.10.2015- 15.04.2016), por edhe për shkak të furnizimit me ngrohje cilësore të pandërprerë përgjatë gjithë sezonit, pa asnjë ditë ndërprerje”, është thënë në njoftim. Qytetarët të cilët janë furnizuar nga Termokos me ngrohje janë ankuar se përkundër temperaturave të larta ata në vazhdimësi janë furnizuar me ngrohje. “Si rezultat i ngrohjes së mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar konsumatorëve tanë, ka pasur një rrjedhojë shumë pozitive edhe në rritjen e shkallës së inkasimit, e cila në raport me sezonin e kaluar ngrohës është 71 për qind më e lartë”.

Suksesi i arritur në këtë sezon ngrohës i dedikohet menaxhmentit dhe punëtorëve të ndërmarrjes si dhe secilit konsumator, që ka paguar me rregull faturat e ngrohjes. Andaj falënderojmë gjithë konsumatorët, që kanë kontribuar në ngritjen e shkallës së inkasimit.

Zyrtarët e “Termokos”-it kanë thënë se nga falja e borxheve, deri më tani kanë përfituar mbi 1300 konsumatorë.

“Pas përfundimit të këtij sezoni ngrohës, synim parësor i NP “Termokos” është realizimi i fazës së tretë dhe të katërt të Projektit të kogjenerimit, ku përfshihen rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe 50 nënstacioneve të ngrohjes si dhe krijimi i kushteve për fillimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes”, ëhstë thënë në njoftimin e Termokosit për media.

Telegrafi,  15.04.2016