Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turizmi, ilaç për ekonomitë e varura nga nafta

Turizmi është një burim i rëndësishëm për vendet, ekonomitë e së cilave janë të varuara tërësisht nga ari i zi. Kërkimet e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC ) tregojnë se këto vende mund të përfitojnë më shumë nga investimi në këtë industri, për të diversifikuar më tej ekonomitë e tyre dhe për të rritur të ardhurat.

Një shembull i mirë për këtë janë vendet e Emirateve të Bashkuara Arabe, por tashmë duket se po kthehet në një mundësi për të destinacione të tjera. Parashikohet që çmimet e ulëta të naftës do të kenë një ndikim pozitiv në industrinë e turizmit, pasi shpenzimet për udhëtime që zënë një pjesë të madhe do të bien. Luhatjet e forta të çmimit të naftës kanë bërë që ekonomitë e këtyre vendeve të jenë të paqëndrueshme, ndaj shprehen ekspertët e WTTC -së turizmi duhet të shikohet si burim i rëndësishëm për rritjen e PBB-së.

Gjatë periudhës 2012-2015, investimet në turizëm në Azerbajxhan u rritën me një bazë të ulët, me një mesatare prej 24.3%. në vit, e cila ishte rritjen më të lartë në nivel global. Studimi i WTTC parashikon që shpenzimet e qeverisë për turizmin për vendet si Arabia Saudite, Kuvajti dhe Norvegjia janë parashikuar në rënie në vitin 2016.

Presidenti dhe CEO i WTTC -së David ScoWsill deklaroi se insitucioni që ai drejton inkurajon vendet varura nga nafta të njohin potencialin e këtij sektori pasi mund të sjellë përfitime për ekonomitë e tyre, në një kohë kur të ardhurat nga ekspeorti i naftës kanë rënë. “Turizmi është një sektor që inkurajon hapjen e vendeve ë reja. Në total në mbarë botën në vitin 2015 u hapën 284 milionë vende pune. Qeveritë e vendeve eskportuese të naftës duhet të nxisin investimet në infrastrukturën e transportit, në ndërtimin e hoteleve të reja, të atraksione turistike, marketing, etj”.

Revista Monitor,  11.04.2016