Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe: Berisha gënjeu për markimin e naftës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se Sali Berisha gënjeu sërish dhe nuk tregoi pronarin e kontratës koncesionare të markimit të karburanteve. Sipas Braçes, ai mbron të bijtë, Ridvan Boden dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi:

Degjova Sali Berishen ti pergjigjej pyetjes; A E NJEH TI ISMAIL MULLETIN? Tha qarte se nuk e ka takuar kurre por nuk tha asnjehere se nuk e njeh ate!! Natyrisht qe genjeu; Ka dhjetera deshmitare por edhe dokumenta qe provojne se Mulleti ka qene kontraktor i Shqiponjes ne aferen maramendese te naftes por, edhe te shitjes se pronave publike me me vlere te Tiranes nga PD dhe kompania e saj!!

Nuk ka njeri ne PD qe te thote se Sali Berisha nuk dinte per kete!! Asnje!! Ardhur me afer ne kohe; Berisha genjeu kur tha se Ismail Mulleti nuk ka figuruar si ortak ne kohen kur jane kryer procedurat e dhenies se koncesionit dhe nenshkrimit te kontrates mes Qeverise se tij dhe kompanise.

Por, Ai, Sali Berisha i njeh shume mire pronaret e kontrates koncesionare edhe pse; mema e GFI ka qene rregjistruar ne nje tjeter parajse fiskale!! Nderkohe, dokumentat e rjedhura nga Panamaja, deshmojne se; Assaf Halkin, Ismail Mulleti dhe GFI, jane rregjistruar si ortake ne ate kompani ne Maj 2013, tamam kur ka hyre ne fuqi kontrata koncesionare!! Ne ane tjeter, Sali Berisha nuk thote asgje per partneren e GFI, kompanine PCP qe perfaqesohet nga nje njeri teresisht i dyshimte me rezidence ne Zvicer!! PO KETE E NJEH SALI BERISHA?

Qe Berisha, sa here implikohet rende, genjen-kjo nuk perben me lajm, madje sjellja e tij, vlen si shenje per te dalluar qarte implikimin e tij ne skandalin e radhes. Por ajo qe ben pershtypje sot ka te beje me faktin se: SALI BERISHA E SHITI HAPTAZ MINISTRIN QE KA NDJEKUR PROCEDUREN DERI NE KONTRATEN KONCESIONARE, RIDVAN BODEN!! Edhe pse nuk ka njeri ne kete vend te besoje se, Berisha nuk ka ditur gje dhe kete e ka bere vec Ridvan Bode, deshmia e sotme e Sali Berishes mbi pergjegjesine zyrtare per kontraten e rendon pa fund Ridvan Boden!!

Ne ane tjeter, per te bere te besueshme deshmine e tij mbi te qenit jashte kesaj historie; SALI BERISHA SHITI HAPTAZI KRYETARIN E GJYKATES KUSHTETUESE, DUKE JUSTIFIKUAR VENDIMMARRJEN E TIJ NE QEVERI ME VENDIMIN “KUSHTETUES” TE GJYKATES PO TE TIJ.

Une besoj se ka deshmi edhe per menyren si vendosi gjykata dhe bej thirrje qe ato ti jepen publikut sa me pare. Ne fund; Berisha vuri edhe nje here doren ne zjarr per familjen e tij!! Kjo vlen shume, duhet pak durim dhe paaaak kohe!! Sali Berisha i parapriu, njesoj si ne aferen e Gerdecit!!

Ora News,  06.04.2016