Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe-Lati: GFI s’ka transparencë

Shteti shqiptar e ka të pamundur të kontrollojë transferimin e aksioneve të kryera në vitin 2015 nga kompania e markimit të karburanteve GFI Albania që rezultoi e regjistruar në parajsat fiskale.

Drejtoresha e Autoriritetit Lindita Lati deklaroi para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë se nuk mund të ketë në dorë pasqyrat financiare të kësaj kompanie. Gjithashtu ajo është përgjigjur dhe mbi transferimin e dyshimtë të aksioneve të kompanisë koncesioanre të zbuluar në skandalin e “Panama Papers”.

Ajo theksoi se në territorin shqiptar nuk gjenden as xhirot vjetore të GFI Albania, ndërkohë që kontrata sipas ligjit shqiptar i jep mundësinë kompanisë të mos ballafaqojë treguesit financiare.

Kreu i komisionit Erjon Braçe ngriti shqetësimin se së fundmi janë shënuar disa ndryshime të dyshimta pronarësh në kompanitë koncesionare.
Sipas tij, rastet më problematike janë transaksionet e kompanisë së naftës ARMO dhe të GFI Albania. Ndërkohë Braçe u shpreh se po përgatitet të ndërrojë pronar edhe Tirana Internatioal Airport. Ai e cilësoi të papranueshme që pronarët e këtyre koncesioneve zbulohen nga mediat e huaja.

Lati bëri publik në Kuvend edhe qëndrimin e Autoritetit të Konkurrencës kundër zgjatjes me dy vjet të koncesionit të Tirana International Airport. Sipas saj, rinegocimi i kontratës duhej bërë pa zgjatjen e koncesionit, i cili dëmton arkën e shtetit shqiptar dhe vetë qytetarët.

Shqiptarja.com  05.04.2016