Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompesimi i energjisë për pensionistët në fshat

Kompensimin e energjisë elektrike nuk do ta përfitojnë vetëm pensionistët në qytet por edhe ata në fshat. Një vendim i fundit i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zgjeron hartën e përfitimit të këtij kompensimi, pas heqjes së fashës mbrojtëse të energjisë elektrike prej 300 KV.

I kontaktuar nga Report TV Drejtori i Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale Astrit Kuka, konfirmoi vendimi që u jep 648 lekë edhe pensionistëve në fshat.

Sipas tij do të jenë rreth 5000 pensionistë në fshat që do marrin kompensimin prej 648 lekë në muaj. Kushti për të përfituar është që familja të ketë në përbërje të saj vetëm pensionistë dhe jo antarë të tjerë. Kjo do të thotë se nëse janë dy pensionistë, atëherë vetëm njëri do përfitojë kompensimin. Nëse familje ka antarë të tjerë në familje, duhet të vërtetojë që janë të papunë, në këtë rast dorëzohet një certifikatë familjare dhe një vërtetim nga zyra e punës.

Për ta përfituar kompnimin, pensionistët në fshat duhet që të dorëzojnë një fotokopje të librezës së energjisë elektrike.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Administrative të ISSH-s dhe pritet që brenda javës të cohet për miratim në Këshillin e Ministrave. Pensionisttët në fshat pritet ta përfitojnë kompensimin për ndryshimin e energjisë elektrike duke filluar nga data 1 prill 2016.

Shqiptarja.com  21.03.2016