Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjuriç: Trepça është e Serbisë

Trepça është pronë e Serbisë dhe Beogradi nuk do të lejojë askënd të luajë me pasurinë serbe.

Kështu ka deklaruar sot Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

“E pyes Mustafën se si e ka menduar që t’i tërheqë mineralet nën Serbinë qendrore nga gropa e Trepçës, atje punojnë mijëra minatorë serbë nga veriu i Kosovës”,­ tha ai.

Gjuriç tha se “u janë ofruar dy vende përfaqësuesve serbë në Kosovë në Komisionin për hartimin e ligjit për Trepçën,megjithëse ata nuk do të kenë të drejtën e vetos dhe të drejtën për të ndaluar atë vendim, edhe pse është krejtësisht e qartë se Serbia dhe institucionet serbe janë pronarët e Trepçës”.

Gazeta Shekulli,  18.03.2016