Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Takimi i prillit, pa Iranin

Prodhuesit e naftës, përfshirë anëtarët e Gjirit OPEC ende mbështesin mbajtjen e një mbledhje muajin e ardhshëm për të diskutuar marrëveshjen rreth ngrirjes së prodhimit edhe pa Iranin, referuan burime të OPEC-ut, teksa po rritet presioni politik për të mbështetur çmimet.

Të hënën, ministri rus i energjisë Aleksandër Novak tha pas bisedimeve në Teheran se marrëveshja mund të nënshkruhet në prill dhe të përjashtojë Iranin, i cili ka të drejtën për të rritur prodhimin pas vitesh sanksione.

Kuvajti, për shembull, ka argumentuar se të gjithë prodhuesit e mëdhenj duhet të jenë pjesë e ngrirjes së prodhimit.

Ndërsa përjashtimi për Iranin nuk është ideal, nuk është as ‘çelësi’ i marrëveshjes, thanë burimet OPEC-ut.

Treguesi referencë për naftën e papërpunaur evropiane, Brent u tregtua pak nën 39 dollarë për fuçi të mërkurën, nga niveli i ulët 12-vjeçar prej 27.10 dollarë arritur në janar.

Një delegat i dytë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës tha se mungesa e Iranit në pakti nuk siguron një rezultat të përsosur, por as dhe më të keqin.

Revista Monitor,  16.03.2016