Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksportuesit e naftës, takim në 20 mars

Eksportuesit më të mëdhenj në botë të naftës si Brenda ashtu dhe jashtë Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës kanë planifikuar të takohen në Moskë më 20 mars për të diskutuar rreth ngrirjes së prodhimit, sikundër referoi një zyrtar irakian i naftës për gazetën shtetërore Al-Sabah.

‘Takimi në Moskë, që pritet të mbahet më 20 mars mes vendeve më të mëdha të prodhuese të naftës brenda dhe jashtë OPEC-ut, do të diskutojë planin për të ngrirë nivelin e prodhimit’, referoi zëvendësministri i naftës Fayadh al-Nema, sipas gazetës me bazë në Bagdad. Iraku ‘është i gatshëm të bashkëpunojë për të diskutuar planin rreth ngrirjes së niveleve të prodhimit me prodhuesit më të njohur të naftës në botë dhe për të garantuar se Rusia dhe Arabia Saudite, prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës, do të ulen në tavolinën e negociatave,’ tha ai.

Revista monitor,  11.03.2016