Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet vlera e naftës në Patos-Marinzë

Bankers Petroleum që është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në kërkimin, zhvillimin dhe nxjerrjen e naftës në vendin tonë ka nxjerrë edhe shifrat e saj mbi zonën ku operon.

Referuar të dhënave të fushës së Patos Marinzës, që është edhe më e madhja në vend, kompania vlerëson se nafta bruto sipas vlerësimit fillestar në fushë është rritur lehtësisht në 2.4 miliardë fuçi, kurse nafta jashtë kësaj fushe sipas të njëjtave kushte në rezervë vlerësohet 3.1 miliardë fuçi në 2015.

Si pjesë e vazhdueshme e Bankers për të bërë vlerësimin e fushës së Patos Marinzës tipikisht pas tre viteve rishikime gjeologjike është marrë përsipër të vijohet me shpime shtesë dhe shënimi i të dhënave në hartë.

Ky rishikim u bë si pjesë e procesit të fundvitit në 2015 dhe rezultoi në një rrtje të vlerës neto të paguar në rajon dhe rritje të produktivitetit të rezervuarit në fushë, duke rezultuar në rritje totale të vlerësimit fillestar të naftës bruto në fushë vlerëson kompania. Sa i përket Kuçovës nafta bruto sipas vlerësimit fillestar mbi pjesën e mbetur është 297 milionë fuçi.

Scan Tv, 03.03.2016