Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IKMT paralajmëron karburantet

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i ka kërkuar subjekteve të tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve  të tyre në rrugët kombëtare,që të mbyllin të gjitha hyrje-daljet në akset rrugore, për të gjitha subjekte të cilat nuk janë të pajisur me lejet dhe autorizimet përkatëse.

Ndërkohë ka bërë lajmërimin e subjekteve për mbylljen e aksesit me rrugë në mënyrë vullnetare dhe aty ku mungon vullneti, IKMT ka nisur të bëjë  ndërprerjen e aksesit në rrugë për këto këto subjekte.

Kjo ndërhyrje, vjen pas  prishjes nga ana e IKMT-së të një numri karburantesh pa leje në aksin rrugor Tiranë-Vlorë.

Ndërkohë që në fazën e dytë, e cila ende vijon, IKMT është duke trajtuar me masa administrative (gjoba) një numër të konsiderueshëm subjektesh “karburante”, për mungesë dhe mosplotësim të dokumentacionit përkatës.

IKMT do të marrë masat përkatëse administrative për vendosjen e normalitetit dhe ligjshmërisë në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Shqiptarja.com  29.02.2016