Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH shet tepricat e energjisë për 1.4 mln euro

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare finalizoi garën për shitjen e 79,380 MW kundrejt një shume prej 1.4 milionë eurosh. Sasia e energjisë ka rezultuar si tepricë në prodhim pasi KESH ka plotësuar kërkesën e OSHE, nisur nga rezerva e kënaqshme hidrike që kanë krijuar reshjet.
Sipas burimeve zyrtare energjia do të eksportohet nga datat 21-29 shkurt nëpërmjet 7 kompanitë.

Duke ju referuar të dhënave zyrtare të kompanisë KESH. Energjia është eksportuar me një çmim mesatar 18.8 euro për MW/h. Ndërsa bursa hungarezë e energjisë e cila merret si referencë në tenderët e tregtimit i të energjisë nga kompanitë shtetërore KESH dhe OSHE ofroi dje një çmim bazë prej 24 euro për MË/h ndërsa çmimet pik shënuan një vlerë prej 30 euro për MW/h. Të dhënat tregojnë se KESH ka eksportuar energjinë 27 për qind me lire se bursa me çmimet bazë dhe 59 për qind më lirë se çmimet pik.
Mirëpo ekspertët pranë kompanisë bëjnë me dije se, KESH i shet tepricat e energjisë në fasha, të cilat kushtojnë shumë më lirë se çmimet pik dhe çmimet bazë. KESH në njoftimin zyrtar për këtë çështje ka sqaruar se Komisioni i Shitjes së energjisë elektrike zhvilloi procedurën e shitjes së energjisë elektrike duke ftuar të marrin pjesë shoqëritë tregtare dhe prodhuese për të paraqitur ofertat e tyre.

Pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare dhe/ose prodhuese, komisioni i shitjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Shoqëritë qe shprehen interes ishin GEN-I Tirana sh.p.k, GEN-I doo, GEN-I doo Beograd, EFT AL, Future Energy AL, GSA sh.p.k, Danske Commodities Albania sh.p.k, Axpo doo Beograd, Axpo Romania, NOA Energy Trade sh.p.k.
Më pas komisioni i shitjes vazhdoi procedurën e negocimit me shoqëritë prodhuese/tregtare që paraqitën interes në procedurën e zhvilluar nga KESH sh.a. më datë 19.02.2016 për ”Shitje te energjisë elektrike për periudhën 21-29.02.2016”.

Revista monitor,  24.02.2016