Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, bie prodhimi amerikan, rritet çmimi

Çmimet e naftës u rritën të hënën pas humbjeve të thella në seancën e kaluar, mbështetur nga rënia në shpimet e SHBA, por analistët thonë se mbi-oferta e përgjithëshme po e mban të dobët tregun.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane u rritën më shumë se 3 për qind në mbi 30 dollarë për fuçi, duke tregtuar në 30.59 dollarë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u rrit gjithashtu 2.4 për qind në 33.83 dollarë për fuçi. Të dy kontratat ranë gati 4 për qind të premten.

Rusia dhe OPEC kanë pompuar naftë në vëllime pranë rekordit muajin e kaluar, me Rusinë që ka arritur një tjetër nivel të lartë post-sovjetik prej 10.88 milionë fuçi në ditë.

Ngrirja e prodhimit në nivele të tilla nuk do të ndihmojë në uljen e tepricës, thanë analistët, teksa prodhimi lë pas kërkesën me 1-2 milion fuçi çdo ditë.

Iran, më parë eksportuesi nr 2 i OPEC-ut me pothuajse 3 milion fuci në ditë në vitin 2011, synon të rrisë shpejt prodhimin e tij për të rifitur pjesën e humbur të tregut dhe ka në plan të rrisë prodhimin me 700,000 fuçi në ditë në të ardhmen e afërt.

Revista Monitor,  22.02.2016