Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lukoil në bisedime për të gjetur klientë

Zv. presidenti Lukoil Vladimir Nekrasov ka thënë se kompania po negocion me autoritetet iraniane në furnizimin e naftës së papërpunuar iraniane ndaj rafinerive në Bullgari, Rumani, dhe Itali.

‘Shkëmbimi i naftës’, i cili parashikon dërgesat e naftës së papërpunuar nga Irani në këmbim për një produkt të rafinuar është dërguar në Republikën Islamike, ka cituar gazeta e përditshme ruse Kommersant, Nekrasov.

Nëse bisedimet rezultojnë të suksesshme, shkëmbimi mund të fillojë në fillim të këtij viti.

Revista Monitor,  17.02.2016