Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Iraku, plan për të rritur prodhimin e naftës

Zëdhënësi i Ministrisë së Naftës së Irakut, Assem Jihad ka deklaruar se Iraku planifikon të rrisë prodhimin e naftës për të zbutur goditjen të shkaktuar nga rënia e çmimeve të naftës.

Në një prononcim të tij Xhihad tha se ministria ka për qëllim të vë në përdorimin të gjitha kapacitetet e mundshme të prodhimit të naftës, në mënyrë që të rrisë të ardhurat në thesarin e Irakut.

“Për herë të parë në dhjetor, Iraku ka prodhuar në një ditë të vetme 4 milion fuçi naftë nga fushat në rajonet e mesme dhe jugore “, -tha kreu i Komitetit Parlamentar për Energji, Naftë dhe Gaz, Ibrahim Bahr.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  15.02.2016