Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i energjisë nga torfat në Maliq

Qeveria po përgatit një koncesion në zonën e Maliqit në Korçë për prodhimin e energjisë elektrike nga një burim i papërdorur më parë në Shqipëri, nga torfat. Këshilli i Ministrave ka depozituarpër diskutim në Kuvend një projektligj për kalimin e një pjese tëish-kënetës së Maliqit, me një sipërfaqe 288.4ha,nga tokë bujqësore në zonë minerare. Ish-këneta e Maliqit është e pasur me torfë dhe qeveria deklaron që ka pasur oferta nga kompani të ndryshme për prodhimin e energjisë elektrike nga kjo lëndë, argumentohet në relacionin që shoqëron projektligjin.

Shqiptarja.com 05.02.2016