Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia kërkon të mos ulet çmimi i naftës

Rusia njoftoi se është e gatshme për të zhvilluar bisedime me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), edhe pse nuk është pjesë e kësaj organizate, për një ulje të mundshme të prodhimit në formë reagimi ndaj uljes së çmimit.

Moska po paguan një çmim mjaft të lartë ndaj kolapsit të krijuar në tregun e naftës duke ngjallur frikë në mesin e investitorëve.

Një fuçi naftë e papërpunuar “Brent”, standarti evropian, u shit për më shumë se 35 dollarë për herë të parë prej tre javësh.

“Aktualisht, vendet e OPEC-ut dëshirojnë të organizojnë një takim në muajin shkurt me pjesëmarrjen e vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve jo anëtare”, deklaroi ministri rus i Energjisë, Aleksande Novak, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 30.01.2016