Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB ul parashikimin për naftën

Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për çmimet e naftës së papërpunuar për këtë vit në 37 dollarë për fuçi nga 51 për fuçi në parashikimet e saj tetorit. Sipas deklaratës së Bankës Botërore parashikimi i ulët reflekton një numër të faktorëve të ofertës dhe kërkesës. Këto përfshijnë zhvillimet e papritura si, rifillimi i eksporteve nga ana e Republikës islamike të Iranit, elasticitetet më të madha në prodhimin e SHBA për shkak të uljes së kostos, një dimër i butë në hemisferën veriore si dhe perspektivat e dobëta të rritjes në ekonomitë. Çmimet e naftës ranë me 47 për qind në vitin 2015 dhe rënia pritet të vijojë edhe 27 për qind në vitin 2016. Megjithë rënien aktuale të çmimeve të naftës, një rritje graduale pritet të nisë gjatë këtij viti.

Prodhuesit e naftës me kosto të lartë, nën presionin e humbjeve të vazhdueshme do të priren te bëjnë gjithnjë e më shumë shkurtime të prodhimit, që ka të ngjarë të ndikojë negativisht në krahun e ofertës. Gjithashtu pritet një përmirësim i vogël ana e kërkesës për shkak të rritjes modeste globale të ekonomisë. BB vë në dukje se, perspektiva e çmimit mbetet subjekt i rreziqeve të konsiderueshme dobësitë. “Çmime të ulëta të naftës dhe mallrave ka të ngjarë të jenë të pranishme për disa kohë,” tha John Baffes, Ekonomist i Lartë dhe autori kryesor i parashikimeve për tregjet mallrave. “Ndërsa ne shohim disa perspektiva që çmimet e mallrave të rriten pak gjatë dy viteve të ardhshme, rreziqet e mëdha që kërcënojnë këto parashikime mbeten.”

Përtej tregjeve e naftës, të gjitha indekset kryesore të çmimeve të mallrave priten të bien në vitin 2016 për shkak të mbifurnizimeve dhe në rastin e mallrave industriale e shoqëruar edhe me ngadalësimin e kërkesës në ekonomitë në zhvillim. Për 37 nga 46 mallrat në monitorimin e Bankës Botërore u rishikuan me ulje të çmimeve për këtë vit. Ekonomitë në zhvillim kanë qenë burimet kryesore të rritjes së kërkesës mallrave që nga viti 2000. Si rezultat, dobësimi i perspektivave të rritjes në këto ekonomi peshon mbi çmimet e mallrave. Një ngadalësim i mëtejshëm në tregjet e mëdha në zhvillim do të reduktojë kërkesën globale për mallra. “Çmime të ulëta të mallrave po vlerësohen si një shpatë me dy tehe, ku konsumatorët në vendet importuese të këtyre mallrave të përfitojnë nga çmimet e ulta, ndërsa prodhuesit në vendet eksportuese neto të vuajnë,” tha Ajhan Kose, Drejtor i Zhvillimit për perspektivat në Grupin e Bankës Botërore.

Çmimet e metaleve do të bien me 10 për qind, pas një rënie 21 për qind në vitin 2015, për shkak të kërkesës më të butë. Çmimet bujqësisë janë parashikuar të bien me 1.4 për qind, me ulje pothuajse në të gjitha grupet kryesore të mallrave, duke pasqyruar perspektivat adekuate prodhimit pavarësisht nga frika e ndërprerjeve të prodhimit.

Revista Monitor,  01.02.2016