Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB ul parashikimin për çmimin e naftës

Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për çmimin e naftës sivjet në 37 dollarë amerikanë për fuçi, për shkak të kërkesës së dobët në ekonomitë e reja.

Institucioni me seli në Washington, tha se gjendja e mbiofertës është përkeqësuar nga rifillimi i eksporteve nga Irani dhe për shkak të elasticitetit më të madh të energjisë në ShBA.

Sipas BB-së, dimri i ngrohtë në Evropë dhe rritja më e ulët sesa pritej e ekonomisë kineze dhe e ekonomive të tjera të reja, do të ndikojë mbi kërkesën dhe do ta mbajë çmimin në nivelet e ulëta të tanishme.

Në parashikimet e tetorit të vjetshëm, Banka Botërore ka thënë se çmimet e naftës do të qëndrojnë rreth 51 dollarë për fuçi.

Tepria e naftës bëri që çmimet thuajse të përgjysmohen vitin e kaluar dhe të ulen 27 për qind këtë muaj.

Vetëm dy vjet më parë, nafta shitej mbi 115 dollarë amerikanë për fuçi.

Në të njëjtën kohë, Banka Botërore parashikon se të gjitha indekset kryesore të çmimeve të mallrave do të bien sivjet, për shkak të ofertës së madhe dhe uljes së kërkesës në ekonomitë e reja.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 28.01.2016