Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, ulen çmimet e karburanteve

Në maqedoni cmimet e derivateve të naftës do të zbresin edhe më shumë.

“Helenik Petroleum”, është kompania e naftës pronare e rafinerisë “Okta” në Shkup, e cila ka firmosur marrëveshje me kompaninë nacionale iraniane. Në fakt bëhet fjalë për një nga marrëveshjet e para mes Iranit dhe një kompanie evropiane, pas leeminimit të sanksioneve ndaj Iranit.

Sikundër raportojnë mediat në Shkup, gjatë muajve të fundit në Maqedoni ka pasur rënie të çmimit të naftës, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi uljen e çmimit për 3,5 denarë për liter.

Aktualisht cmimi i benzinës “Eurosuper” u ul në 57, 5 denarë për litër, ndërsa “Eurodizeli” me 39 denarë për liter, që dëshmon se Maqedonia po bëhet vendi me çmimin më të ulët të derivateve të naftës.

Revista monitor, 28.01.2016