Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismailaj në 3 shkurt del në gjykatë

Ish-administratori i borxheve të CEZ Shpërndarje Kastriot Ismailaj do të dalë para gjykatës për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrimit të parave më 3 shkurt.

Pas kërkesë padisë së prokurorisë shorti ka zgjedhur si kryesues të këtij procesi gjyqtaren Enklejdi Hajro e cila do t’i komunikojë akuzën Ismailjat më 3 shkurt ora 10:00.

Ky është procesi i 3 që zhvillohet në gjykatat shqiptare në ngarkim të Ismailajt pasi dy të tjerë janë në proces në gjykatën e krimeve të rënda, aty ku prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë prej 5 milion euro të sekuestruara biznesmenit.

Ish-administrator i DIA-s Ismailaj pak javë më parë në Gjykatën e Arbitrazhit humbi dhe të drejtën e përfitimit të 130 milionë euro me shtetin shqiptar pasi partnerja e tij në këtë kompania tërhoqi padinë.

Shqiptarja.com  27.01.2016