Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Situata energjitike nën kontroll

Moti i keq me reshje shiu intensive dhe shkarkime elektrike ka shkaktuar problem në rrjetin elektrik në disa zona të vendit.

OSHEE ka marrë të gjitha masat për eliminimin sa më shpejt të defekteve të shfaqura kryesisht në zonat rurale.

Puna intensive në terren e grupeve të avarive ku bëjnë pjesë rreth 1800 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, kanë bërë të mundur reduktimin e numrit të fiderave me defekt, duke e cuar numrin e tyre në 30 nga 82 që u raportua në mëngjes.

Theksojmë se stakimi i fiderave është kryer jo vetëm si pasojë e defekteve, por edhe si masë sigurie nga kompania nisur nga kushtet atmosferike.

Fidrat me defekte kryesisht  janë ajrore në zonat rurale ku paraqitet vështirësi në terren për riparimin në kohë sa më të shpejtë megjithë angazhimin e grupeve të OSHEE-së në rajone.

Aktualisht po punohet për riparimin e difekteve në segmente të ndryshme të fidrave, kryesisht në pjesët fundore të tyre

Sakaq, të gjitha linjat që furnizojnë hidrovoret janë në punë, po ashtu edhe linjat që furnizojne spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të vecantë janë të gjithë në punë

Zonat më të prekura nga defektet janë:

Rajoni Tiranë: Zall Bastar pjesërisht, Ibë pjëserisht, Shënmeri, Yzberisht pjesërisht, Kodër Kamëz, Mullet, Sauk.

Rajoni Gjirokastër: Buzë

Rajoni Vlorë: Selenicë, Gorisht, Bolenë, Lagja 15 Tetori në Vlorë.

Rajoni Fier: Komuna Levan, Kallm.

Zona Lushnjë: Barbullinje.

Rajoni Burrel: Komsi, Krastë, Thekna, Zallstrikcan, Gurrëz.

Rajoni Shkoder: pjesërisht Iballë, Arrez Miliska/Pukë; Pjeserisht Bajzë, Bushat, Gjadër / Shkoder-Lezhë.

Rajoni Kukës:  Bujan, Rragam, Dragobi, Shenmri, Lagja e Re, Domje, Fabrika Kalimash/ Kukes-Tropojë.

Rajoni Durres: Sukth, Perimore, Borizan, Rinas/ Durrës-Krujë

Rajoni Berat: Zona Velabisht, Tomorricë, Gorican/ Berat-Skrapar;

Rajoni Elbasan: Pjesërisht Pajovë, Pjesërisht Gjinar, Pjeserisht Labinot/ Elbasan; Lunik, Orenje, Polis, Pjeserisht Hotolish/ Librazhd

Rajoni Korce: Pjeserisht Vlocisht, Lozhan, Vreshtas, Voskop, Trebinje/ Korce;

energjia.al  13.01.2016