Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkëndija elektrike pezullon mësimin tek “Emin Duraku”

Kabina elektrike në shkollën “Emin Duraku”, në kryeqytet, ka provokuar një shkëndijë elektrike, duke shkaktuar panik tek nxënësit. Mësohet se janë evakuuar të gjithë nxënësit e kësaj shkolle dhe është pezulluar mësimi.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjet, pasi nxënësit ngroheshin me kaloriferë. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Gazeta Shqip,  07.01.2016