Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qafë Mali – Fierzë, bllokohen 20 punonjës të OSHEE

Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë gjithë ditës së sotme kanë shkaktuar shembje masive dherash në zonën Qafë Mali-Fierzë, duke sjellë bllokimin plotë të kësaj rruge.

Për pasojë 20 punonjës të OSHEE të cilët po punon për rikthimin e energjisë elektrike në zonën e Firezës kanë mbetur të bllokuar në këtë zonë dhe ne pamundësi për të lëvizur, janë shpërndarë për t’u strehuar në shtëpitë e zonës.

Bëhet me dije se bashkë me punonjësit e OSHEE është edhe kreu i bashkisë Pukë, Ndue Nikolli.

Gazeta Shqip,  07.01.2016