Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta kërcënon inflacionin

Kolapsi i ri i çmimit të karburanteve me shumë gjasa do të gjenerojë një normë inflacioni pranë niveleve minimale në Eurozonë.

Nga ana tjetër, rreziku i rikthimit të presionit deflacionist mban ende gjallë shpresën për stimuj shtesë nga ana e Bankës Qendrore Europiane. Lehtësimi sasior në shkallë të gjerë, tashmë në funksion që prej muajit Mars të këtij viti ka për qëllim nxitjen e inflacionit. Pavarësisht se efekti i çmimeve të karburanteve u zbut kohë më parë, kolapsi i ri rrezikon të rikthejë frikën.

Inflacioni në Eurozonë, pavarësisht se i është shmangur territorit negativ vazhdon të mbetet mjaft anemik. Duke marrë parasysh edhe impaktin e çmimit të karburanteve, ekspertët theksojnë se gjasat që banka Qendrore Europiane të ndërmarrë stimuj shtesë janë rritur mjaftueshëm gjatë ditëve të fundit.

Në rast se trendi i karburanteve do të jetë i njëjtë edhe përgjatë ditëve në vijim, atëherë hendeku mes inflacionit bazë dhe atij kryesor do të vazhdojë të mbetet i thellë, pavarësisht se gjatë dy muajve të fundit ky hendek u ngushtua bindshëm. Banka Qendrore Europiane ndërkohë vazhdon t`i mbetet besnike objektivit të inflacionit pranë 2% brenda vitit 2017.

Telegrafi, 26.12.2015