Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompanitë e naftës në rrezik

Një valë e frikshme falimentesh ka prekur kompanitë e naftës dhe gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Rezervës Federale në Dallas, fenomeni është në të njëjtat nivele me depresionin e madh. Të dhënat i referohen tremujorit të fundit të vitit. Përgjatë kësaj periudhe kohore, 9 kompani të sektorit kanë bërë kërkesë për të shpallur falimentin. Të 9-ta kompanitë së bashku grumbullojnë një mal borxhi në mbi 2 miliardë dollarë. Çmimet e ulëta të naftës kanë gjeneruar një kaos financiar për kompanitë e sektorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencitë e vlerësimit por edhe organizata të pavarura kanë ngritur shpeshherë përgjatë vitit alarmin për rrezikun që i kanoset këtyre kompanive, sidomos atyre të naftës argjilore.

Pjesa dërrmuese e këtyre kompanive janë detyruar të kryejnë shkurtime drastike si në investime ashtu edhe në forcën punëtore për të mbuluar humbjet që vijnë nga çmimi i ulët i karburanteve.

Ekspertët shprehen se trendi sinjalizon një përshkallëzim të fenomenit përgjatë vitit të ardhshëm. Që prej vitit 2014, kompanitë e gazit dhe naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkurtuar me rreth 70 mijë individë forcën punëtore.

Telegrafi, 25.12.2015