Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhte energji, ndiqet kreu i PS Devoll

Policia e Devollit ka nisur një procedim në gjendje të lirë për kryetarin e Partisë Socialiste në këtë rreth, Vali Nallbati.

Sipas uniformave blu, Nallbati kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin e tij në qytetin e Bilishtit.

Mësohet se policia është vënë në veprim pas denoncimeve të banorëve të zonës.

Vali Nallbati mban edhe detyrën e drejtorit të shëndetit publik Devoll, ndërsa në zgjedhjet lokale të 2007-s ishte kandidat i socialistëve për bashkinë Bilisht, duke humbur përballë Valter Mizës.

Gazeta Shekulli, 22.12.2015