Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroaci, fund varësisë nga importi i energjisë

Kroacia mund të mbështetet tërësisht në burimet e veta të rinovueshme të energjisë dhe në këtë mënyrë, t’i japë fund varësisë nga importi i energjisë, me kusht që ajo të investojë 13 miliardë euro në stacione të reja energjetike. Këtë përfundim e jep studimi i kryer nga Greenpeace Croatia në Zagreb.

“Analiza është hartuar nga ekspertë nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Arkitekturës Detare në Universitetin e Zagrebit dhe Komiteti i Energjisë së Gjelbër dhe fokusohet në zhvendosjen nga lëndët djegëse fosile drejt energjisë së rinovueshme në mes të shekullit”- tha Marko Gregovic nga Greenpeace.

Studimi do i dërgohet të gjitha institucioneve domethënëse dhe partive parlamentare, duke marrë parasysh se Kroacia ka nevojë për një strategji afatgjatë të energjisë të bazuar në qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e energjisë.

Raporti tregon se Kroacia mund të zhvendoset drejt përdorimit të energjisë diellore, të erës, ujit dhe burimeve të tjera natyrore, pa asnjë humbje ekonomike.

“Nëse ajo investon 13 miliardë euro në impiantet e reja, Kroacia së shpejti mund të zvogëlojë importin e produkteve të energjisë dhe kështu, të përfitojë kursime vjetore prej 4-5 miliardë euro” – tha Gregovic.

Edo Jurkić nga Komiteti i Energjisë së Gjelbër, deklaroi se kjo do të prodhojë një efekt të katërfishtë në rritjen e PBB-së, si dhe do të ndihmojë në krijimin e 65,000 vendeve të reja pune.

TRevista Monitor, 15.12.2015