Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia dhe Azerbajxhani përshpejtojnë TANAP

Turqia ka rënë dakord me Azerbajxhanin të përshpejtojë tubacionin Trans-Anatolian (TANAP), me qëllim që projekti i gazit të përfundojë përpara planifikimit për vitin 2018, tha kryeministri Ahmet Davutollu, sikundër citohet nga Reuters.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev në kryeqytetin Baku, Davutollu gjithashtu tha se Turqia ishte e gatshme për të ndarë detajet e fundit të incidentit të saj të rrëzimit të avionit luftarak rus me Rusinë.

Kjo ishte lëvizja më e fundit nga udhëheqësit e Turqisë, të cilët po përpiqen të diversifikojnë furnizimin me energji teksa lidhjet me ofruesine saj më të madh të gazit natyror, Rusinë, janë prishur pas rrëzimit të avionit luftarat rus nga Turqia.

Në fillim të kësaj jave presidenti Rexhep Tajip Erdoan vizitoi Katarin për të shqyrtuar mundësinë e më shumë blerjeve gazi të lëngshëm natyror (LNG) nga aleati i saj i Gjirit arab

Rrjeti i gazit të Turqisë, Botas dhe kompania kombëtare e energjisë së naftës së Katarit nënshkruan një memorandum mirëkuptimi gjatë vizitës së Erdogan në 2 dhjetor i cili do të hapë rrugën që Turqia të importojë LNG si në mënyrë të rregullt ashtu dhe afatgjatë, sipas zyrtarëve turq.

Kjo marrëveshje do të ndihmojë që importet e LNG së Turqisë nga Katari të fitojnënjë perspektivë afatgjatë, thanë zyrtarët, sikundër referohet nga Agjencia Anadolu raporton Hurriyet Daily.

Revista Monitor,  06.12.2015