Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Taçi, mashtrim me naftën në Zvicër

Ish-manjati naftës në Shqipëri Rezart Taçi që u shpëtoi të gjitha çështjeve penale në Tiranë , po përballet me një hetim intensiv nga Prokuroria Publike e Kantonit të Gjenevës në Zvicër. Bëhet fjalë për një hetim të nisur që prej vitit 2014 nga kjo prokurori pasi dy kompani të huaja si ajo Panameze “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze “Trafigura Beheer Bv” kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kantonit të Gjenevës në Zvicër kundër biznesmenit shqiptar të naftës Rezart Taçi.

Kallëzimi është bërë për tre akuza si ajo e “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”. Nga të dhënat që ka siguruar gazeta “Shqiptarja. com” mësohet se biznesmeni shqiptar Taçi, ka pasur marrëveshje tregtare që prej vitit 2009 me dy kompanitë e lartpërmendura, marrëveshje këto që sipas autoriteteve Zvicerane kanë sjellë dëme ekonomike në miliona euro ndaj dy kompanive kallëzuese, të cilat kanë si aktivitet tregtar energjinë dhe naftën.

Shqiptarja.com  05.12.2015