Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ahmeti akuzon drejtorin e Termokos në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka akuzuar drejtorin e kontestuar të Termokosit, Naser Canolli, se ka filluar të jap urdhra për ndërprerje të ngrohjes në kryeqytet.

Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se sot ka vizituar këtë ndërmarrje, por ka theksuar se nuk e ka takuar drejtorin, siç e quan ai, “nënkryetarin e Lirakut”.

“Sot isha prapë në Termokos për ta takuar nënkryetarin e Lirakut që po pretendon që është drejtor i Termokosit. Edhe sot nuk erdhi, dhe pastaj thotë se gjoja ka qenë në vizita. Problemet me ngrohje kanë filluar si duket me urdhra por Prishtina nuk do ta tolerojë”, ka thënë Ahmeti, raporton Koha.net.

Ai është zotuar se së bashku me qytetarët “do të dalim në mbrojtje të shërbimeve tona”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Telegrafi,  02.12.2015