Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjinovec, rikthehet energjia pas 16 vitesh

U deshën plot 16 vite në errësirë, që më në fund fshatit Gjinovec në Bulqizë t’i rikthehej energjia elektrike. Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Fshati Gjinovec, që prej vitit 1997 ka jetuar si në Mesjetë, pa ndriçim, në terr total. Gjinoveci është një fshat me rreth 70 familje, ku pas rrëmujave të vitit 1997 u vodhën rreth 10 kilometra linjë elektrike. Për shkak të mungesës së energjisë, 80 për qind e banorëve të këtij fshati u detyruan të largohen, ndërsa 70 familjet e mbetura, në pamundësi për të ikur, qëndruan këtu, duke përdorur bombolat e gazit me një shiringë të modifikuar, që i ka shërbyer si ndriçues për të bërë gjoja dritë. Sipas të dhënave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të vendosur linjën elektrike në këtë fshat janë investuar mbi 100 milionë lekë. Banorët thonë se për shkak të mungesës së energjisë elektrike kanë përjetuar një terr informativ edhe për sa u përket ngjarjeve politike që kanë ndodhur në vend për 16 vite me radhë. Të turpëruar ata thonë se nuk e dinë se kush është President dhe Kryeministër në vendin tonë dhe se më shumë njohin pushtetarët e Maqedonisë, pasi sipas tyre, radio me bateri kap më shumë valë në shtetin fqinj.

Gazeta Shqip,  01.12.2015