Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mitrovica e Malisheva, me ndërprerje energjie

Për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara, KEDS nesër do të bëjë shkyçje të daljes Mirusha të Malishevës prej orës 11:00 deri në orën 15:00, si dhe daljes Koshtova të Mitrovicës, prej orës 09:00-11:00 dhe 13:00-16:00.

Fshatrat e Malishevës që do të mbesin pa energji elektrike, gjatë kohës sa do të zgjatin punimet janë Mirusha, Gurbardhi, Burimi, Lubizhda, Turjaka, Damanek, Bubla, Panorci, Llapqeva dhe Mrasori. Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara, zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit.

Kurse, me shkyçjet e dalja 10 kV Koshtova, pa energji elektrike do të mbesë fshati Gushavc. Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të ngritjes së shtyllave të rrjetit elektrik sipas kërkesës së G3inxhinjering.

Telegrafi,  27.11.2015