Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, burimi i pasurisë së ISIS

Sipas 007 amerikane, ISIS është organizata terroriste më e pasur ndonjëherë në histori. Ky pohim gjen konfirmime nga stimujt e ekspertëve që vlerësojnë pasurinë e kalifatit me 2 miliardë dollarë.

Por sipas analizave financiare, buxheti, i cili vjen para së gjithash nga nafta dhe donacione private, duket më “i reduktuar” dhe shkon në 1 miliard.

Ka qenë lideri rus Putin ai që ka denoncuar në G20-ën e Turqisë, që ISIS merr financime nga 40 vende, mes të cilave edhe nga disa anëtarë të G20-ës, duke shpjeguar që donacionet vijnë përmes mjeteve private. Moska i ka marrë këto informacione falë satelitëve spiunë dhe dosjeve të 007 rusë.

Inteligjenca amerikane dhe irakiane kishte vlerësuar të ardhura që shkonin nga 1 deri 2 miliardë dollarë: 40 milionë nga ofertat që kalojnë përmes aspekteve financiare të ditura prej kohësh, si Kuvajti apo Katari. Duhet të jenë dy motivet e këtyre donacioneve: i pari, për të shmangur atentate në vendet e tyre, i dyti për të mbështetur luftën xhihadiste.

Por përveç parave të paligjshme, shantazheve dhe kërcënimeve, pjesa më e madhe e pasurisë vjen nga rrugët jo ligjore të naftës që përfundon në Turqi, Jordani dhe Iran.

SHBA-të dhe aleatët, pavarësisht nga aksionet e fundit për të goditur strukturat dhe drejtuesit, janë shumë të kujdesshëm: shkatërrimi i të gjithë zonave naftësjellëse, do të rrezikonte të gjunjëzonte një zonë mjaft të varfër.

Por nuk është vetëm nafta: ekstremistët financohen edhe nga trafiku i qenieve njerëzore, prodhimet farmaceutike, kontrabandave e kafshëve të rralla dhe cigareve, veprat e artit të grabitura nga site arkeologjike të pasura, por edhe nga pornografia e të miturve.

Gazeta Shqip, 19.11.2015