Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bollano: Himara pa energji

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka denoncuar pranë gazetës “Shqiptarja.com” ndërprejen e energjisë elektrike. Ai tha se në Bashkinë Himarë, furnizimi me drita për këtë qytet ka tre muaj që është problematik. Sipas Bollanos qytetit gjatë gjithë kësaj periudhe, i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike të paktën 4 ditë të javës, dhe kur kjo ndërprerje kryhet, zgjat 12 orë. Ai kërkon reagimin e instancave shtetërore, teksa tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga CEZ, edhe pse komuniteti është drejtuar disa herë.

“Kemi tre muaj që trajtohemi jashtëzakonisht keq me energji elektrike. Gjoja po punohet për rindërtimin e stacioneve. Dje ishim mbi 12 orë pa drita, dhe sot kemi mbi 4 orë përsëri pa drita. Kjo gjë ndodh 4-5 herë në javë. Indinjohem sepse nuk na jepet informacion dhe trajtimi është i padëshirueshëm, domethënë në kushte shtazore. Flasim për një komunitet që energjinë e paguan në masën maksimale apo në nivelin më të mirë në rang vendi. Nuk ka asnjë argument, nuk e hap kush telefonin. Problemi është kaq i vazhdueshëm saqë kalon kufijtë e të menduarit për remont, apo për ndonjë defekt të mundshëm. Koha është një pranverë e vogël që nuk krijon premisa për defekte dhe ndërprerje të papritura për shkak të faktorit natyror. Thuhet se kjo vjen për shkak se Shqipëria shet energji jashtë, dhe bën këtë kufizim tek ne jashtë çdo lloj koncepti njerëzor. Ndërpritet nga 10 deri 14 orë në ditë energjia,” tha ish-kryebashkiaku Vasil Bollano për gazetën “Shqiptarja.com”.

Shqiptarja.com 18.11.2015